Egnatia rikthehet te fitorja

Futboll

Egnatia rikthehet te fitorja

Më: 29 mars 2024 Në ora: 17:09
Egnatia

Egnatia fiton 1-0 ndaj Kukësit në ndeshjen hapëse të javës së 29 në Superiore.

Rrogozhinasit u rikthyen te tre pikët pas plot shtatë ndeshjesh në kampionat teksa triumfi i fundit datonte më 29 janar të këtij viti ndaj Erzenit. Rrogozhinasit mposhtën në fushës e tyre verilindorët teksa vendasve i mjaftoi një gol i Zejnullait në minutën e gjashtë të pjesës së parë.

Të besuarit e trajnerit Edlir Tetova patën shansin për të dyfishuar me anë të Spahiut në minutën e 21, por topi u ndal në traversë.

Në fraksionin e dytë, vendasit menaxhuan më së miri avantazhin dhe ruajtën portën e paprekur me Kukësin që nuk pati forcë për të krijuar rrezikshmëri. Kështu, 90-minutëshi u mbyll me shifrat 1-0 për Egnatian që ngjitet në kuotën e 54 pikëve në vend të parë ndërsa verilindorët mbeten të fundit me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat