Tetova pas triumfit me Kukësin: Mua më intereson që ekipi të prodhojë raste

Futboll

Tetova pas triumfit me Kukësin: Mua më intereson që ekipi të prodhojë raste

Më: 29 mars 2024 Në ora: 18:36
Tetova - majtas

Egantia mori një fitore të vyer kundër Kukësit 1-0 në Rrogozhinë. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova dha një intervistë, duke komentuar triumfin e skuadrës së tij përballë kuksianëve.

“Pa fitore? Jo pa fitore se ne kemi fituar ne Kupë por në kampionat le të themi. Filluam një ndeshje shumë të mirë, goditëm që ne fillim, është një rezultat i mirë dhe një fitore që na kënaq.

Nuk është se ishte 100% ajo lojë që ne bëjmë gjithmonë, një pjesë e parë shumë e mirë kurse në pjesën e dytë, i kërkova lojtarëve më tepër ekuilibër, sepse Kukësi nuk kishte çfarë humbte më.

Po stërvit ekipin për kundërshtarin e radhës, duke marrë pikët që të na shërbejnë për “Final 4”, e mbajta ekipin 70 metra e poshtë. Kukësi kërkonte 3 pikëshin edhe sot, edhe kjo e bëri të binte në grackën tonë.

Konstatimet për gabimet janë të sakta por ndodhin. Kjo, nga besimi i tepërt ose nga qarkullimi i topit, e di se përmban rrezik por është mënyra më e mirë për të shkuar në portën kundërshtare.

Vonesa loje? Jo nuk besoj, aty ku ka pasur kontakte ka pasur faulle. Ne na kanë futur topat ne fushë në finale, si është kjo vonese loje!? Konstatimi i Devollit nuk është i drejtë.

Normal si në çdo skuadër edhe ne jemi pjese e kampionatit dhe duhet të kenë kujdes, kemi kaluar oshilacione por edhe kemi qenë prodhues, ekipi duhet të fillojë dhe prodhojë prapë, nëse s’e çoj ekipin aty, ky është problemi.

Me rastin në fund mund ta kishim paguar, mu më intereson që ekipi im të prodhojë raste, të shkojë te porta. Kjo është ajo e cila më intereson”- tha Tetova për “MCN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat