Klopp lumturon tifozët e Liverpoolit

Futboll

Klopp lumturon tifozët e Liverpoolit

Më: 29 mars 2024 Në ora: 18:52
Liverpool

Është mes skuadrave më në formë të momentit.

“Të Kuqtë” e Liverpool, pavarësisht se janë pretendetët kryesorë për fitimin e Europa League, këtë sezon janë gjithashtu edhe në garën për titullin e madh kampion të Premier League, teksa aktualisht ndodhet në vendin e dytë të renditjes, me 64 pikë, po aq sa Arsenal i vendit të parë dhe një më shumë se City i vendit të tretë.

Pavarësisht dëmtimeve të shumta trajneri Jurgen Klopp, ia ka dalë ta mbajë skuadrën në shinat e duhura. Megjithatë, elementët titullarë po rikthehen pak nga pak teksa gjermani së fundmi, i pyetur në qendrën sportive nga tifozët e Liverpool, zbuloi se për pak rikthehet edhe portieri Alisson.

“Besoj se do të jetë gati për dy apo tre javë, është pranë rikuperimit të plotë”,- u shpreh tekniku gjerman, teksa kujtojmë se Alisson, mungon prej datës katër shkurt kur pësoi një tërheqje në ndeshjen kundër Arsenal dhe nëse parashikimi i Klopp del i saktë, atëherë Alisson pritet të mungojë për ndeshjet kundër Brighton, Sheffield United, Manchester United, Atalanta dhe Crystal Palace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat