Tudor: Europiani? Jam i bindur se Immobile do japë maksimumin

Futboll

Tudor: Europiani? Jam i bindur se Immobile do japë maksimumin

Më: 29 mars 2024 Në ora: 20:15
Tudor

Tudor prezantohet te Lazio: Ishte vendim i lehtë, Sarri ka bërë punë të shkëlqyer

Këtë të shtunë Igor Tudor do të debutojë në krye të Lazio-s dhe këtë e bën ndaj një kundërshtari shumë të vështirë siç është Juventus-i.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të këtij takimi, trajneri që mori drejtimin e Laizio-s pas largimit të Sarrit, deklaroi se do të jetë bukur që ndeshjen e tij të parë e ka në “Olimpico”.

“Do të jetë bukur, do të kemi shumë motivim, por duhet të përgatitemi në mënyrën e duhur në çdo pikëpamje. Po mendoj për përgatitjen e skuadrës dhe jo për emocionet”-tha fillimisht ai.

I pyetur për kapitenin Ciro Immobilen dhe faktin se pranë është Europiani, trajneri i Lazio-s tha vetëm se kapitenin e ekipit të tij do të ketë dy muaj shumë të rëndësishëm përpara.

“Me Ciro-n kam folur dy herë për këtë temë, e kam parë shumë të motivuar. Mendoj se interesohet për kombëtaren, varet vetëm prej tij në këta dy muaj. Ai ka shënuar gjithmonë, mendoj se do ta bëjë sërish. Unë po e llogaris shumë, ai është një djalë me cilësi jo vetëm futbollistike, por edhe njerëzore. E njoh, jam i bindur se do të ketë dy muaj të rëndësishëm”-deklaroi Igor Tudor.

Lazio-Juventus përballen këtë të shtunë duke nisur nga ora 18:00 në “Olimpico”, në kuadër të javës së 30-të të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat