Juventusi zgjedh numrin e ri 10, të mbajtur nga Pogba i suspenduar

Futboll

Juventusi zgjedh numrin e ri 10, të mbajtur nga Pogba i suspenduar

Më: 29 mars 2024 Në ora: 20:58
Pogba

Kenan Yildiz besohet se do të jetë numri 10 i ri i Juventusit pas Paul Pogbas.

Pogba u suspendua për katë vite shkaku i dopingut dhe e ardhmja e tij në Juventus është shumë e pasigurt, duke pasur parasysh se gjiganti i Serie A mund të vendosë të ndërpresë kontratën me të.

Kësisoj, sipas “Tuttosport”, klubi tashmë ka vendosur t’i japë Yildiz numrin 10, duke i ofruar yllit turk mundësinë për të veshur numrin ikonë të fanellës gjatë negociatave për kontratë të re.

Kontrata aktuale e tij skadon në verën e vitit 2027.

Zyrtarët e Juventusit së shpejti do të ulen me përfaqësuesit e Yildiz për të diskutuar dhe përmirësuar kontratën.

18-vjeçari do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme në Serie A, kundër Lazios.

Massimiliano Allegri ka thënë se pret gola nga Yildiz dhe sulmues të tjerë të Juventusit, të cilët mund t’i ndihmojnë “Bianconerët” të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat