Baste edhe në Angli, agjenti i Tonalit: Ishte vetë lojtari që vendosi në dijeni federatën!

Futboll

Baste edhe në Angli, agjenti i Tonalit: Ishte vetë lojtari që vendosi në dijeni federatën!

Më: 30 mars 2024 Në ora: 07:08
Tonali

Pas njoftimit për shtyp nga Federata Angleze e Futbollit (FA) dhe Newcastle në lidhje me një hetim të ri për çështjen e basteve që përfshin Sandro Tonali, agjencia që përfaqëson mesfushorin italian, “GR Sports” ka reaguar për të shpjeguar më tej këtë situatë.

Në një deklaratë zyrtare “GR Sports” bën me dije se ishte vetë mesfushori, Sandro Tonali ai që vendosi në dijeni FA-në në tetor 2023, për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me bastet.

“Lojtari dëshiron t’i japë fund përfundimisht një periudhe negative dhe shumë të dhimbshme në jetën e tij.

Prandaj Sandro Tonali do të vazhdojë të bashkëpunojë plotësisht me FA-në, siç bëri edhe me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC-në) dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që ky proces të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaron agjencia që përfaqëson italianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat