​Ancelotti: Mendy është më i miri në botë në pozitën e tij

Futboll

​Ancelotti: Mendy është më i miri në botë në pozitën e tij

Më: 20 prill 2024 Në ora: 16:21
Ferland Mendy

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e lavdëroi mbrojtësin e tij të krahut të majtë, Ferland Mendy, ku nuk hezitoi ta cilësonte si më të mirin në botë në pozitën e tij.

Mendy po ka paraqitje tejet të mira këtë sezon te Reali, dhe Ancelotti e cilësoi mbrojtësin francez si njërin nga lojtarët kyç të skuadrës së tij.

“Më lejoni ta përsëris, Ferland Mendy është më i miri në botë në pozitën e tij.

Nuk është e lehtë që ta kalosh atë. Ai ka kontratë me ne dhe është një lojtar kyç. Atij nuk i intereson për të qenë në media, atij i intereson ekipi”, tha Ancelotti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat