Müller do të rikthehet në versionin e tij

Futboll

Müller do të rikthehet në versionin e tij

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 16:18
Lojtarët e Bayernit

Thomas Müller do të rikthehet në versionin e tij më të mirë, të kampionit të botës i cili shënon gola vendimtarë dhe shpëton jo pak herë skuadrën.

Këto janë pritshmëritë e shefit ekzekutiv të Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, për lojtarin më autentik të skuadrës bavareze.

Siç dihet, Müller është i preferuari i tifozëve, por sezonin e fundit performoi shumë dobët. Nëse në vitin e fundit të trajnerit Pep Guardiola në Mynih ai pati shënuar 20 gola, me trajnerin Carlo Ancelotti 26-vjeçari “ngeci” në kuotën e shtatë rrjetave. Gjithsesi, drejtuesit besojnë tek ai.

“Thomas do të duhet të përballet me një sezon edhe më të vështirë. Rivaliteti në pozicionet e tij është shumë i madh. I uroj një sezon të mirë dhe sa më shumë gola, gjë që nuk dyshoj se do t’i arrijë”, – ka thënë Rummenigge së fundmi.

Ndryshe nga disa prej shokëve të tij të skuadrës, bavarezi i ka nisur që në fillim përgatitjet, sepse nuk ka qenë duke luajtur me kombëtaren. Ai e gjeti rrugën e golit që dje në një miqësore të fituar 4:1 nga Bayern.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat