Dy lojtarë të Realit transferohen te Chelsea për 150 milionë euro

Futboll

Dy lojtarë të Realit transferohen te Chelsea për 150 milionë euro

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 16:25
Real Madrid

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ia ka ofruar mundësinë Chelsea që të nënshkruajë me dy yjet e tyre, James Rodriguez dhe Alvaro Morata.

‘Diario Gol’ bën të ditur se Real Madridi është i gatshëm t’ia shes për 150 milionë euro Chelsea dy yjet e skuadrës, Alvaro Morata dhe James Rodriguez.

Largimi i të dyve, do t’i sillte si të ardhura po ashtu edhe hapësirë Real Madridit për transferimin e Kylian Mbappe nga Monaco.

Në anën tjetër, Chelsea e ka objektiv për ta transferuar në ‘Stamford Bridge’ Alvaro Moratan, pas dështimit në pistën Romelu Lukaku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat