Ajeti rikthehet në Basel

Futboll

Ajeti rikthehet në Basel

Nga: Fitim Dika Më: 2 tetor 2017 Në ora: 18:53
Ajeti

Sulmuesi i St. Gallenit, Albian Ajeti, u rikthye te skuadra kampione e Zvicrës, Baseli. “Të nderuar tifozë! Koha ime në FC St. Gallen përfundon. Kur kujtoj të kaluarën jam plot falënderime për një qytet të bukur dhe tifozëve vërtet të shkëlqyer.

Vetëm se unë tani do të kthehem në vendlindjen time. Ndjehem i pikëlluar në zemër, por njëherësh mundësi e mirë për afirmimin e emrit tim ndërkombëtarisht. Falënderimi im vlen për të gjithë, të cilët mundësuan këtë transferim, mbi të gjitha për familjen që më ka qëndruar gjithmonë pranë”, shkruan Ajeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat