Callejon: Napoli beson në Scudetto

Futboll

Callejon: Napoli beson në Scudetto

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 23:13
Jose Callejo

Futbollisti ofensiv i Napolit, Jose Callejon, thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij besojnë se mund ta fitojnë titullin e Serie A këtë sezon.

Partenopei i kanë fituar të gjitha shtatë ndeshjet e para sezonale dhe janë në krye të tabelës së kampionatit italian.

“Ne besojmë”, është përgjigjur Callejon për Sky kur është pyetur rreth titullit.

“Shpresojmë që ky të jetë viti i duhur, mirëpo ka edhe shumë punë për t’u bërë. Duhet të luajmë në këtë mënyrë deri në fund, të angazhohemi shumë dhe të japim maksimumin në secilën ndeshje”.

“Sidoqoftë ne kemi besim, sepse jemi skuadër e fortë. Të gjithë janë në formë të shkëlqyer, duke nisur nga Pepe Reina e deri te lojtari i fundit në bankën rezervë”.

“Ne kemi respekt të madh për trajnerin (Maurizio Sarri) dhe ai po na drejton që të luajmë mirë”, ka shtuar Callejon.

Napoli ka dy pikë më shumë se kampioni Juventus që është në vend të dytë, ndërsa pikë të barabarta me Bianconerët ka edhe Interi.

Zonja e Vjetër e pati ndalesën e parë në fundjavën që shkoi duke luajtur baras (2-2) kundër Atalantas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat