Sonte Islanda-Kosova

Futboll

Sonte Islanda-Kosova

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 07:40
Kosova

Islanda është sfida e radhës e Përfaqësueses së Kosovës në futboll. Islanda dhe Kosova do të ndeshen sonte në sfidën e fundit në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Përfaqësuesja jonë hynë në duel me islandezët pas disfatës së fundit kundër Ukrainës, e teta e radhës.

Islanda është favorite absolut në përballje me Kosovën, edhe pse këta të fundit kanë udhëtuar më shpresën së mund ta ndalin ekipi islandezë. Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, i cili pikërisht në ndeshjen e sonte drejton Kosovën për herë të fundit, thotë se ndeshja me Islandën është krejt ndryshe nga dueli me Ukrainën. Ai shpreson se të përzgjedhurit e tij do të marrin rezultat të favorshëm.

“Ndeshja me Islandën është krejt ndryshe nga ajo me Ukrainën. Asgjë më shumë në botë nuk do të doja më shumë së fitoren në këtë ndeshje”, ka thënë Bunjaku.

Në radhët e përfaqësueses sonë, në këtë ndeshje kthehen edhe Bernard Berisha e Valon Berisha, të cilët munguan në sfidën me Ukrianën për shkak të kartonëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat