Kroos zgjidhet futbollisti i vitit në Gjermani - Bota Sot
Kroos zgjidhet futbollisti i vitit në Gjermani

Futboll

Kroos zgjidhet futbollisti i vitit në Gjermani

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 16:06
Toni Kroos

 Mesfushori i “Real Madrid” që fitoi Ligën e Kampionëve, Toni Kroos është emëruar si futbollisti më i mirë gjerman mashkull i vitit për herë të parë, njoftuan sot organizatorët e “Kicker Magazine”.

Nga ana tjetër Dzsenifer Marozsan që luan për “Olimpikun e Lionit” u zgjodh si futbollistja me e mirë gjermane femër për vitin e dytë radhazi.

Kroos, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me “Real Madrid në maj duke regjistruar titullin e katërt europian, doli në krye me 185 vota duke kaluar golashënuesin e klubit të “Freiburg”, Nils Petersen (39 vota) dhe mbrojtësin brezilian të “Schalke”, Naldo (38 vota).

“Futbollisti i vitit, ky nuk është një çmim që fitohet lehtësisht dhe më e rëndësishmja jo çdo lojtar mund ta marrë”, deklaroi Kroos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...