Hajvalia dhe 13 Qershori tërhiqen nga garat! Hidhet shorti për edicionin e ri

Futboll

Hajvalia dhe 13 Qershori tërhiqen nga garat! Hidhet shorti për edicionin e ri

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 16:07
Pamje nga Shorti

Krahas fillimit të garave në konkurrencën e meshkujve, edhe Liga e femrave sot ka bërë tërheqjen e shortit për edicionin e ri të garave. Duke i përshëndetur përfaqësuesit e klubeve, anëtarja e KE dhe kryetarja e Komisionit të futbollit të femrave, znj. Vjollcë Krasniqi u shpreh: “ Dua të ju uroj një fillim të suksesshëm të garave. Njëkohësisht i përgëzoj dy anëtarët e rinj klubin “Jakova” dhe “Feronikeli” sikur që dua ta përgëzoj edhe klubin “Mitrovica” për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve që besoj se ka qenë një përvojë e mirë për ta. Unë do të kërkoja nga të gjitha klubet pjesëmarrëse ta shtojnë organizimin e tyre dhe t’i mënjanojmë dobësitë nga kampionati i kaluar. Ne kemi pas menduar që të nisim me dy liga por siç e dini dy klube tashmë janë tërhequr, Hajvalia e 13 Qershori, prandaj kërkoj nga ju që të angazhoheni e të mos na ndodhë ndonjë tërheqje eventuale që do ta prishte integritetin e rregullsinë e garave. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim klubet edhe më tutje brenda mundësive tona në mënyrë që të kenë një funksionalizim të plotë dhe të mirëfilltë. Do të përpiqemi që ndeshjet të zhvillohen kryesisht gjatë fundjavëve në mënyrë që të mos ketë mungesa nga shkolla, duke marrë për bazë se një numër i madhe i femrave janë ose në shkollë apo fakultet”.
Pastaj nga të pranishmit u debatua për shumë çështje që preokupojnë futbollin e femrave. Çështje e terminit të lojërave, stadiumet, sigurimi i mjekëve dhe udhëtimet ishin disa nga pikat që u prekën më së shumti sikur që u la e hapur që të punohet për vitin që vjen themelimi edhe i Ligës së dytë që do ta rriste konkurrencën në Ligën e parë. Kampionati i ri në Ligën e femrave do të fillojë më 8 shtator dhe çiftet rivale për javën e parë pas tërheqjes së shortit janë këto:

Java e parë më 8 /9 shtator

Mitrovica – Jakova

Llapi – Baseli

Vizioni – Malisheva

Dukagjini – Intelektualet

Kosova(P) – Feronikeli

Liria – Drenica

Ulpiana është e lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat