Mavraj vendos për Greqinë

Futboll

Mavraj vendos për Greqinë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 12:27
Mërgim Mavraj

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ishte shumë afër kalimit te skuadra e Arisit në Greqi, por momentalisht gjithçka është ndalur. Interesi i skuadrës greke nuk është shuar, po ashtu as nevoja e 32-vjeçarit për një ekip, por palët kanë probleme, pasi nuk kanë rënë dakord për anën financiare. Kjo ka bërë që të mos arrihet diçka konkrete për momentin dhe diskutimet të ngecin.

Arisi ofron 250 mijë euro plus bonuset, ndërsa Mavraj kërkon rreth 350 mijë euro. Një shifër e frikshme për klubin grek. Burime të Telesport tregojnë se Mavraj po sheh mundësi të tjera dhe mund të pranojë ofertën e Arisit vetëm nëse mbetet keq, pa ekip. Lojtari është ende në kërkim të një ofertë më të lartë, megjithatë nuk ka shumë kohë, pasi merkatoja është drejt mbylljes në të gjitha kampionatet elitare dhe atij i duhet të vrapojë me kohën.

Shtatlarti ka refuzuar më herët Peruxhian në Itali dhe La Korunjën në Spanjë, dy oferta më të kënaqshme se grekët dhe në aspektin financiar, por Mavraj pretendonte më shumë. Kërkesat e larta financiare e fusin në “panik” lojtarin, pasi mund të mbetet 6 muaj pa ekip. Kjo do të ishte një goditje shumë e madhe për karrierën e tij duke parë moshën e madhe, por dhe për kombëtaren shqiptare që e sheh si titullar lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat