Cruz: Interi duhet të jetë anti-Juventusi

Futboll

Cruz: Interi duhet të jetë anti-Juventusi

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 19:42
Julio Cruz

Ish-sulmuesi i Interit, Julio Cruz, beson se Nerazzurët, e jo Napoli, duhet të jenë ata që do të luftojnë Juventusin.

Ish-trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, deklaroi të martën se Napoli është ende rreziku kryesor i Juventusit.

Por, Cruz i cili fitoi katër tituj me Interin nga viti 2003 deri në vitin 2009 duke shënuar 75 gola, e ka bërë të qartë se Interi është skuadra që duhet ta luftojë Juventusin.

“Interi duhet të jetë anti-Juventusi. Është çështje e historisë”.

“Rivali i Nerazzurve ka qenë gjithmonë Juventusi, më pas i shtohet Milani. Nerazzurët duhet të kthehen dhe të luftojnë në maje të tabelës dhe Spalletti duhet ta nxitë këtë mesazh te lojtarët”.

“Unë e kam parë Lautaro Martinezin në Argjentinë dhe ai ishte vdekjepururës”.

“Do t’i duhet kohë të përshtatet në Itali. Më ndodhi edhe mua. Ai duhet të mësohet me këtë kampionat. Ka shumë dallim mes këtyre dy llojeve të futbollit”, deklaroi Cruz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat