Benzema tejkalon Ronaldon në këtë statistikë golash në La Liga

Futboll

Benzema tejkalon Ronaldon në këtë statistikë golash në La Liga

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 06:24
Karim Benzema

Vetëm tri ndeshje pas largimit të Cristiano Ronaldos nga La Liga, ishte ish bashkëlojtari i tij Karim Benzema që e kaloi portugezin në një statistikë interesante.

Me golin e realizuar dje ndaj Leganes, francezi kështu ka futur në listën e tij skuadrën e 33 nga La Liga të cilës i ka realizuar gol, për të kaluar CR7 i cili ka 32 sosh.

Kësaj liste, pa ndonjë surprizë i prinë Lionel Messi, i cili ka shënuar ndaj 36 skuadrave të ndryshme në kuadër të La Ligas.

Karim Benzema po kalon në formë fantastike në këtë fillim sezoni dhe duket se largimi i Ronaldos nga skuadra i ka “liruar frymëmarrjen” francezit i cili ka realizuar 4 gola në 3 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat