Barcelona gjiganti i parë spanjoll që do të ndeshet në SHBA! Ku? Kur? Pse?

Futboll

Barcelona gjiganti i parë spanjoll që do të ndeshet në SHBA! Ku? Kur? Pse?

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 18:39
Lojtarët e Barcelonës

La Liga ka surprizuar këtë fillim sezoni kur zyrtarizoi marrëveshjen e re, për të zhvilluar të paktën një ndeshje në sezon, në Amerikën e Veriut. Bosët e La Liga kanë firmosur një marrëveshje 15-vjeçare me Relevant, një grup sportiv, mediatik dhe zbavitës, për të transferuar markën spanjolle edhe përtej oqeanit Atlantik. Motivi? Mobilizimi për të kultivuar kulturën e futbollit edhe në SHBA dhe Kanada, duke shfrytëzuar asetet fantastike të La Liga, e konsideruar si liga më e mirë e futbollit botëror, për nga klubet dhe futbollistët, të paktën sipas vetë komunikatës së La Liga spanjolle, shkruan telesport.

Një surprizë kjo e hidhur për vetë futbollistët e klubeve të La Liga, të cilët kanë kundërshtuar fuqishëm idenë e të luajturit të një ndeshje kampionati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontestimi mori formë zyrtare, përmes sindikatës së futbollistëve të La Liga, ku morën pjesë kapitenët e të gjitha skuadrave. Mendimit “kundër” i kryesonte pikërisht kapiteni i ri i Barcelonës, Lionel Messi, por duket se kanë rezultuar të padobishme të gjitha tentativat për të çbërë këtë iniciativë. Ndonëse fillimisht nuk ishte përcaktuar koha dhe skuadrat që do të zhvillonin ndeshjen e parë në SHBA, raportimet nga Katalonja kanë njoftuar se janë dy ekipet katalunjase që do të nisin këtë risi, Barcelona dhe rivalët e Girona.

Kur do të luhet Girona-Barcelona?

Girona do të ndeshet me Barcelonën të dielën, më datë 27 janar.

Sipas raportimeve, ndeshja do të startojë në orën 14:45 me kohën lokale.

Ku do të zhvillohet Girona-Barcelona?

Girona do të përballet me Barcelonën në stadiumin “Hard Rock” të Miami, Florida, me kapacitet 65,326 vende.

Është shtëpia e skuadrës së NFL, Miami Dolphins.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat