Anglia e fortë për Zvicrën, fiton miqësoren me golin e Rashford - Bota Sot
Anglia e fortë për Zvicrën, fiton miqësoren me golin e Rashford

Futboll

Anglia e fortë për Zvicrën, fiton miqësoren me golin e Rashford

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 23:01
Shaqiri rrezikoi i pari në minutën e 7-të, por i mungoi fati.

Anglia e ka mposhtur Zvicrën me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Marcus Rashford.

Nga minuta e parë e filluan ndeshjen vetëm Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nga shqiptarët e ftuar.

Anglezët kishin më shumë raste, ndërsa zviceranët më shumë luajtën me topin, duke qenë disa herë të rrezikshëm.

Shaqiri rrezikoi i pari në minutën e 7-të, por i mungoi fati.

Anglia në anën tjetër me Eric Dier në minutën e 16-të që e dëroi topin kapur me shtyllën.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën anglezët gjetën shpejt golin.

Harkimi i bukur përtokë i Luke Shaë gjeti në zonë Rashford i cili shënoi nga afër për 1-0.

Në pjesë e dytë u futën edhe Albian Ajeti dhe Admir Mehmedi, por që nuk arritën të linin shenjë.

Ajeti kishte raste të mirë në fund, por nuk e gjeti rrjetën.

Miqësorja i ndihmoi dy trajnerët të provojnë shumë lojtarë që të kishin minuta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...