Elliott, adoleshenti rekordmen i futbollit anglez

Futboll

Elliott, adoleshenti rekordmen i futbollit anglez

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 07:28
Harvey Elliott

Harvey Elliott ka qenë duke studiuar për provimet e radhës në shkollë pasditen e së martës, para se të zbriste në fushë me Fulham në ndeshjen e fituar 3-1 nga këta të fundit kundër Millwall, e vlefshme për Kupën e Ligës.

Ai është aktivizuar si zëvendësues pesë minuta para fundit të ndeshjes dhe është bërë lojtari më i ri që luan në një ndeshje të futbollit anglez në moshën 15 vjeç e 174 ditë.

Mesfushori sulmues është pritur me brohoritje tallëse nga tifozët e Millwall, të cilët kanë thirrur njëzëri: “Ai është vetëm 15 vjeç”. Elliot ka thyer rekordin e vendosur nga Ashley Chambers me Leicester, i cili ishte 15 vjeç e 203 ditë në ndeshjen e luajtur kundër Blackpool në 2005-ën.

Golat e Joe Bryan, Luca De La Torre dhe Cyrus Christie kanë mjaftuar për të eliminuar Millwall, që është kundërpërgjigjur me Tom Elliott, dhe për t’i sguruar Fulham-it kalimin në raundin e katërt të Kupës së Ligës.

Trajneri i Fulham, Jankovic, ka thënë: “Ai është një djalosh i talentuar. Besojmë se ka një të ardhme të shndritshme, por të enjten në mëngjes duhet të shkojë në shkollë. Kishte disa provime (të martën). Nuk e dinte a do të luante dhe unë nuk doja t’i krijoja probleme”.

“I dhashë mundësinë të provonte veten në këto nivele. Nuk dua të përdor një fjalë të gabuar, por ai është arrogant dhe pozitiv. Ka personalitet, më tha: ‘Dua të të tregoj sa i mirë që jam’. Unë u përgjigja: ‘Dakord, nëse ma tregon, unë do ta jap këtë mundësi'”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat