Sarri: Hazard duhet të stërvitet më shumë, për të qenë më i miri në botë

Futboll

Sarri: Hazard duhet të stërvitet më shumë, për të qenë më i miri në botë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 23:35
Eden Hazard

Trajneri i Chelsea beson se Hazard nëse dëshiron të jetë lojtari më i mirë në botë, duhet të shtojë intensitetin e stërvitjeve të tij.

Eden Hazard doi të bëhet lojtari më i mirë në botë nëse ai stërvitet me më shumë intensitet, sipas trajnerit të Chelsea Maurizio Sarri.

“Mendoj dhe jam i sigurt se ai është njëri prej me të mirëve, por besoj thellësisht se ai mund të përmirësohet”, tha Sarri në konferencën për shtyp.

“Nëse ai do të jetë gati për t’u përmirësuar gjatë stërvitjeve ai do të mund ta tregonte 100 për qind të talentit të tij sepse deri me tani ne kemi parë vetëm 70, 75 e ndoshta 80 për qind të potencialit të tij”.

“Mendoj se nëse ai stërvitet do të jetë më i miri në botë”.

Sarri ka folur edhe për derbin kundër Liverpool dhe ka thënë se Antoinio Rudiger mungoi në fitoren e Carabao Cup por tani mbrojtësi pritet që të kthehet në derbi, me Chelsean që do të përfitojë nga ai dhe Andreas Christensen, Pedro dhe Ruben Loftus-Cheek”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat