Spalletti: Ky sulmues i Interit është egoist

Futboll

Spalletti: Ky sulmues i Interit është egoist

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 10:18
Luciano Spalletti

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur pas fitores ndaj Cagliarit 2:0.

Ai u shpreh se skuadra po rritet dhe po përparon në të gjitha aspektet, përcjellë “Lajmi.net”.

“Po vazhdojmë të rritemi. Skuadra është në gjendje të mirë, fizikisht dhe mendërisht. Është e rëndësishme të shënojmë, dhe të rrisim kualitetin e lojës. Humbëm disa topa, por që mund t’i kishim zgjidhur më mirë ato momente”, deklaroi Spalletti.

Unë nervoz? Nuk jam kurrë, por kështu mund të dukem në shprehinë e fytyrës. Unë jam i përfshirë në të gjithë takimin. Duam ta rikthejmë Interin aty ku duhet të jetë, por nuk është diçka e lehtë, nga pikëpamja psikologjike”.

Icardi dhe Lautaro bashkë? Kanë luajtur bashkë edhe ndaj Sassulos, dhe ne humbëm. Gjithsesi, tani do luajnë më shumë bashkë. Lautaro është një lojtar i fortë, edhe pse pak egoist para portës”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat