Ferguson është i shqetësuar

Futboll

Ferguson është i shqetësuar

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 18:49
Ferguson është i shqetësuar

Sir Alex Ferguson është i shqetësuar. Kur kjo ndodh nuk është një shenjë e mirë për Manchester United. Sigurisht, ish-trajneri, i cili ka drejtuar klubin për më shumë se 30 vite, këtë herë nuk mund të shfryhet para fytyrave të lojtarëve, siç bënte kur ishte numri një i “Djajve të Kuq”. Momente këto që nuk kanë munguar në biografitë e shkruara nga gjithë ish-futbollistët e tij.  Por, nëse do të kishte mundësi, është e sigurt se do të kishte diçka për t’i thënë pasardhësit të tij. Sipas “Mirror”, skocezi, i kthyer në “Old Trafford” javën e kaluar për të ndjekur barazimin kundër Wolves në kampionat, i ka rrëfyer të afërmve të tij se ndihej keq për situatën ku ndodhet Manchester United. Madje, ai ka thënë se ka frikë që klubi legjendar të kthehet në një “cirk”. Sipas Ferguson, problemi nuk qëndron vetëm brenda fushës së lojës, përkundrazi. Arsyeja kryesore e vështirësive qëndron te polemikat e shumta që rrethojnë klubin dhe veçanërisht marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarëve. Një reklamë e padëshiruar, por që rrezikon seriozisht të dëmtojë imazhin e United, i transformuar në një nga klubet më të suksesshme në botë në tri dekadat e kaluara nën drejtimin e Sir Alex. Gjithashtu, “Mirror” ka kujtuar se ish-trajneri kishte paralajmëruar klubin se kthimi i Pogba mund të ishte një zgjedhje e gabuar. Marrëdhëniet mes Ferguson dhe francezit nuk kanë qenë kurrë të mira. Në fakt, pas transferimit të francezit tek Juventus në 2012-ën, Sir Alex ka thënë: “Pogba ka treguar mungesë respekti dhe më vjen mirë që nuk e kam më afër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat