Ademi: Lajmi për vdekjen e Muharremit na ka pikëlluar

Futboll

Ademi: Lajmi për vdekjen e Muharremit na ka pikëlluar

Nga: K. G. Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:41
Ademi: Lajmi për vdekjen e Muharremit na ka pikëlluar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është i mërzitur për vdekjen e ish futbollistit të ish Cërvena Zvezdës së Gjilanit, Muharrem Halimi. “Lajmi për vdekjen e Muharrem Halimit na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tonë më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj Muharremit.

Kontributi i Muharremit,  ishte tepër i madh dhe i çmueshëm, sa edhe shumë dimensional në sportin e Kosovës e në veçanti në futbollin e Kosovës dhe edukimin e brezave të rinj . Muharremi ishte një futbollist i shquar punëtor i madh dhe i palodhshëm. Çastet e fundit të jetës e gjetën në krye të KH ‘Drita’.  Ishte profesionist i mirë dhe i guximshëm nëpër kohë të vështira. Ndaj të gjithë me pietet do ta kujtojnë përherë Muahrremin dhe veprën e tij.

Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj”, shkruan Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat