Agjenti i Pogbas konfirmon të ardhmen e lojtarit

Futboll

Agjenti i Pogbas konfirmon të ardhmen e lojtarit

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:31
Paul Pogba

Paul Pogba nuk do largohet nga Manchester United pavarësisht marrëdhënieve me Jose Mourinhon, ka pohuar agjenti i tij Mino Raiola.

Raiola pranoi se mesfushori francez ka qenë në një moment delikat, por ka thënë se nuk e ka konsideruar asnjëherë largimin nga Old Trafford.

”Preferoj të mos flas për të”, tha ai per Rai. ”Ai po kalon nëpër momente delikate, por nuk është në shitje”.

Këtë sezon Pogba ka shënuar katër gola në të gjitha kompeticionet, pavarësisht disa momenteve jo të mira që pati me Jose Mourinhon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat