Sterling: S’ka asgjë më të bukur se kjo - Bota Sot
Sterling: S’ka asgjë më të bukur se kjo

Futboll

Sterling: S’ka asgjë më të bukur se kjo

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 00:35
Raheem Sterling

Anglia i ka shkaktuar Spanjës humbjen e parë në shtëpi që nga 2003-shi. “Tre Luanët” kanë fituar 3-2 në Nations League dhe protagonisti i ndeshjes ka qenë Raheem Sterling, i cili ka shënuar dygolëshin e tij të parë me kombëtaren.

Në përfundim të ndeshjes, ai ka thënë: “Ishte një natë e pabesueshme. Luajtëm shumë mirë ndaj një ekipi të madh. Në Kupën e Botës bëmë një paraqitje të mirë, por mund të kishim bërë mirë. Gjithsesi, mendoj se jemi në rrugën e duhur”.

“Nuk shënoja prej një kohe të gjatë me Anglinë dhe ndihesha nëse presion. Nuk ka asgjë më të bukur se të shënosh me fanellën e Anglisë”, ka përfunduar Sterling.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...