Ish-interisti kandidati kryesor për stolin e Real Madrid - Bota Sot
Ish-interisti kandidati kryesor për stolin e Real Madrid

Futboll

Ish-interisti kandidati kryesor për stolin e Real Madrid

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 23:18
Julen Lopetegui

Trajneri i ekipit të dytë të Real Madrid Santiago Solari ka ndezur akoma më shumë spekulimet e shkarkimit të Julen Lopetegui-t pasi ka pranuar se është në pritje për stolin e Los Blancos.

Të dielën, Solari shprehet për gazetarët: “Jemi të gjithë këtu për të ndihmuar klubin, sidomos në kohë të vështira.”

Lopetegui ka tre humbje radhazi, ecuria më e keqe e klubit që prej sezonit 2006/07 nën drejtimin e Juande Ramos.

Ai gjithashtu do të mbahet mend si trajneri që ishte nën drejtimin e Real Madrid gjatë thatësirës më të madhe të historisë së klubit.

Ndërkohë Solari ka udhëhequr ekipin B, që ndryshe quhet Castilla, drejt kategorisë së tretë duke ndërtuar një marrëdhënie me yllin e së ardhmen Vinicius Junior.

Solari, ish-lojtar i Real Madrid dhe Inter, do të ishte trajneri i përkohshëm nëse do të shkarkohej Lopetegui dhe ecuria e tij në ndeshjet e para do të vendoste nëse do të qëndronte apo jo në klub.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...