Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka shprehur besimin e tij në pafajësinë e Cristiano Ronaldos mbi çështjen e pretendimit të dhunimit të një femre në Las Vegas në vitin 2009.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë po përballet me një nga rastet më të ndjeshme në karrierën e tij, ku po akuzohet për përdhunim të një vajze në vitin 2009 në Las Vegas.
Rreth kësaj çështje ka folur edhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, që është i bindur në pafajësinë e Ronaldos mbi akuzat e ngritura ndaj tij.
“Unë e shikova drejtpërdrejt në sy jashtë fushës dhe e pyeta, pasi fola, jam i kënaqur me pozicionin e tij”, ka deklaruar presidenti i Juventusit.
“Ne të gjithë e mbështesim atë, jo vetëm unë por gjithë punonjësit e Juventusit”.