Mesfusha e Milanit, po vjen një yll tjetër

Futboll

Mesfusha e Milanit, po vjen një yll tjetër

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 12:54
Fabregas

Ai ka pasur një kohë aktivizimi të limituar nën komandën e trajnerit Maurizio Sarri, çka ka hapur diskutime rreth të ardhmes së Fabregas me blutë.

Në fakt, afati në kontratën e tij është deri verën tjetër kështu që mund të bëhet një objekt i nxehtë në merkaton e dimrit. Siç raporton Calciomercato.com dhe Fabrizio Romano, Fabregas është vënë nën objektivin e Milanit prej kohësh, kjo për shkak se mesfushori i është ofruar klubit.

Gjithsesi marrëveshja e mundshme do të përfshijë një operacion të kushtueshëm.

Fabregas aktualisht fiton 8 milionë euro për sezon dhe do të dojë që të ketë të paktën të njëjtën shumë. E nëse ai përfshihet në një transferim të lirë atëherë kërkesa mund të rritet me 9 milionë euro (plus 3,5 milionë për komisionin e agjentëve). Kjo mund ta ndërlikonte pak situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat