Rabiot do të largohet nga PSG?

Futboll

Rabiot do të largohet nga PSG?

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 19:50
Adrien Rabiot

Raportet në Itali theksojnë që Adrien Rabiot e ka refuzuar edhe ofertën tjetër nga Paris Saint-Germain, duke vendosur Milanin dhe Juventusin në alarm të kuq

Francezi do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, që do të thotë se ai mund të negociojë me njërin nga këto klube që nga janari.

Deri me tani ai nuk ka nënshkruar kontratë të re, derisa calciomercato.com raporton që drejtori sportive Henrique Antero vendosi një ofertë për të në tavolinë për tetë milionë euro fitime në sezon por ai e refuzoi.

Rabiot kështu është duke vazhduar drejt largimit, shkruan kjo media, pasi që ai dëshiron përvoja jashtë ligës franceze.

Edhe Juve edhe milan janë në kërkim të tij, me drejtorin e bardhezonjve, Fabio Parativi që është fotografuar gjatë ndeshjes PSG-Lyon në parc des Princes.

Drejtori teknik i Milanit, Leonardo, është i familjarizuar me aftësitë e tij për të marrë lojtarë të tij derisa ai për herë të parë i dha atij kontratë profesionale sa ishte në krye të klubit nga Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat