Partizani me tifozë kundër Laçit - Bota Sot
Partizani me tifozë kundër Laçit

Futboll

Partizani me tifozë kundër Laçit

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:06
Partizani

Partizani i Tiranës do të ketë mbështetjen e tifozëve në takim e radhës në Superiore, të dielën e ardhshme me Laçin në “Selman Stërmasi”. Klubi i kuq, nëpërmjet një njoftimi për shtyp font të gjithë tifozët të jenë të pranishëm në stadium, pasi ka vendosur ta shlyejë financiarisht pjesën e mbetur të dënimit pa tifozë.

“Klubi njofton se në prag të përballjes ndaj Laçit ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar tifozërisë të jetë e pranishme në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit. Ftojmë të gjithë familjen e kuqe në stadium, të dielën të dhurojmë një atmosferë festive në përkrahje të skuadrës në këtë moment mjaft pozitiv të sezonit, ku me meritë pas 12-të javëve kryesojmë të vetëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...