Duka flet për skuadrën dhe Panuccin

Futboll

Duka flet për skuadrën dhe Panuccin

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 11:58
Duka flet për skuadrën dhe Panuccin

Pas fitores me Uellsin, presidenti i FSHF, Armand Duka, duke folur për medie dhe është shprehur i lumtur me atë që tregoi skuadra në fushë.

Duka foli edhe për Christian Panuccin, e ardhmja e të cilit vazhdon të mbetet në ajër.

Fitore morali? Si e patë ekipin?

Rezultati ishte pozitiv, pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, por mendoj se pas asaj humbje të thellë ndaj Skocisë, i shërben ekipit për ndryshimin e atmosferës.

Panuçi? Jeni takuar?

Nuk kam diskutuar asgjë para ndeshjes, veçse jam munduar ta mbështes si trajnerin e ekipit, për të marrë rezultat pozitiv. Rezultati nuk ngre ndonjë gjë të madhe, por i kthen besimin skuadrës. Fitorja ndikon në moralin e djemve, nëse i kthehet besimi atyre, na kthehet edhe neve. Ky besim nuk mjafton vetëm te çunat, nuk themi që kjo fitore e bëri këtë skuadër shumë të mirë. Të gjithë duhet t’i japim besim.

Janë rikthyer lojtarët me eksperiencë…

Ata që ishin në fushë ishin më të mirët e mundshëm. Kishte edhe të tjerë që u larguan. Në ekipin kombëtar, duhet të jetë në fushë ai që është më i miri në moment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat