Rreth 50 mijë tifozë përkrahin Bocan gjatë stërvitjes në stadium

Futboll

Rreth 50 mijë tifozë përkrahin Bocan gjatë stërvitjes në stadium

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 11:27
Foto

Mbështetje e jashtëzakonshme e tifozerisë argjentinase për lojtarët e Boca Juniors.

Një prej debive më të zjarrtë në planet, cilësohet sfida mes Boca Juniors dhe River Plate.

Pikërisht këto dy ekipe takohen për herë të parë në finale të Kupës Libertadores me ndeshjen e parë që është mbyllur 2-2, kurse takimi i kthimit luhet në stadiumin e Riverit këtë të shtunë.

Entuziazëm i papërshkruar për të dyja tifozëritë e klubeve nga Buenos Aires, teksa ata të Bocas kanë qenë të pranishëm në numër rekord brenda stërvitjes.

Raportohet që afro 50 mijë tifozë kanë përcjellur stërvitjen e skuadrës, që po bën përgatitjet e fundit para ndeshjes me rivalin e përjetshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat