Zyrtare: Anulohet përsëri superclasico River Plate – Boca Juniors

Futboll

Zyrtare: Anulohet përsëri superclasico River Plate – Boca Juniors

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 18:24
Tifozët e Bocas

Finalja e dytë e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors është anuluar përsëri, dhe ende nuk dihet sigurt se kur do të zhvillohet.

Ndeshja është paraparë që të zhvillohej mbrëmë, mirëpo autobusi i skuadrës së Boca Juniors është sulmuar nga tifozët e River Plate me gurë dhe gjëra të ndryshme duke krijuar skena kaotike.

Ndeshja u shty për t’u zhvilluar sonte, mirëpo Conmebol ka vendosur që ndeshja të anulohet.

Në vazhdim pritet të ketë më shumë informacione lidhur me datën e ndeshjes së fundit të finales mes klubeve nga Argjentina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat