Ky ishte njeriu i parë në Kosovë, që ia ka thyer turinjtë Cërvena Zvezdës

Futboll

Ky ishte njeriu i parë në Kosovë, që ia ka thyer turinjtë Cërvena Zvezdës

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 14:36
Pamje nga një atmosferë provokuese e serbëve

Legjenda e futbollit të Kosovës, i ndjeri Fadil Vokrri, është njeriu i parë që ia ka thyer turinjtë klubit famëkeq Cërvena Zvezdës së Beogradit.

Në majin e këtij viti, i ndjeri Vokrri, sa ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, nuk i kishte dhënë leje Cërvena Zvezdës që të vijë në Graçanicë dhe ta zhvillojë një ndeshje humanitare, sipas tyre, për bebet e Kosovës.

Image

I ndjeri Fadil Vokrri

Për herë të parë iu thyen turinjtë Zvezdës në majin që e lamë pas. Zvezda sa herë vinte në Graçanicë, provokonte dhe ka pasur thirrje raciste të tifozëve serbë, duke shpalosur flamujt serb e intonuar himnin e Serbisë. Vokrri ia kishte treguar derën Zvezdës, se këtu ka shtet dhe nuk mund të vijnë më, si herëve të kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat