Harrojeni Modric, Topin e Artë e ka fituar…Dani Alves!

Futboll

Harrojeni Modric, Topin e Artë e ka fituar…Dani Alves!

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 22:37
Dani Alves

Dhe fituesi është…Dani Alves! Por si? Topi i Artë nuk shkoi në Kroaci, në shtëpinë e Modric? Por  mbi të gjitha, si është e mundur kur Dani Alves nuk ishte as mes tridhjetë kandidatëve për të fituar trofeun, edhe për shkak të dëmtimit që e detyroi të qëndrojë jashtë fushave për gjashtë muaj? Misteret e futbollit, të cilat ne njerëzit me pak besim nuk mund t’i kuptojmë kurrë. Prova e fitores së tij është në Instagram (ku tjetër?), një foto që portretizon brazilianin, aktualisht lojtar i Paris Saint-Germain, me trofeun më të admiruar. Dhe kur e thonë rrjetet sociale, mund t’i zësh besë, apo jo?

Fotomontazhi – Sigurisht që jo, sepse këto lloj shakash nga Dani Alves nuk janë diçka e re. Kështu, pak para se të shpallej fituesi i vërtetë, braziliani ka vendosur të falënderojë tifozët që e votuan për Topin e Artë. Një fotomontazh shumë i bukur. “Faleminderit të gjithë atyre që më kanë votuar dhe atyre që më duan, është një kënaqësi të fitosh këtë trofe”. Dhe një hashtag i bukur që  thotë … “I uroj fat vendit të dytë”. Ish-juventini e dinte se CR7 do të dilte pas Modric dhe për këtë arsye ndoshta donte të lëshonte një shigjetë drejt ish-rivalit të tij në “El Clasico”.

Apo kjo ishte thjesht një frazë në shenjë mirëkuptimi, duke qenë se ai ishte vetëm një hap larg lavdisë? Ndoshta. Në fund të fundit, këto lloj shakash janë mënyra e vetme që Dani Alves të afrohet me Topin e Artë. Në renditjen e trofeut më të lakmuar në botë, Alves nuk ka shkuar kurrë shumë larg. I pesëmbëdhjeti në 2007-ën, kur mbante fanellën e Sevilla-s, i njëzetedyti në 2010-ën, i nëntëmbëdhjeti në 2011-ën dhe asnjëherë i pranishëm mes finalistëve. Kështu, për shkak se ka qenë shpesh pjesë e formacionit më të mirë bashkë me Topin e Artë, ai ka vendosur t’i japë një vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat