Mirabelli: Me Elliott sot Ronaldo do të ishte te Milani, ju tregoj bisedën me të!

Futboll

Mirabelli: Me Elliott sot Ronaldo do të ishte te Milani, ju tregoj bisedën me të!

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 23:33
Massimiliano Mirabelli

Massimiliano Mirabelli, në mikrofonat e TeleLombardia, ka folur për mundësinë që Milani të merrte Cristiano Ronaldon përpara se ky i fundit të kalonte te Juventusi për 100 mln euro. Ish-drejtori sportiv kuqezi ka rrëfyer prapaskenat e nxehta të verës së shkuar, përpara se të nisnin vështirësitë dhe Yonghong Li të dilte nga skena. “Meqë është një argument delikat, nuk dua të bëhem antipatik. E vërteta është ajo që është thënë. Kishim mundësi dhe biseduam edhe me Mendes. Në mënyrë delikate i thashë pronarëve se duhet të linim këtë ide. Sigurisht, ishin shifrat dhe aspekti ekonomik që na e pengonte. Nuk ishim të çmendur, jo!”

“Mund t’iu siguroj se nëse do të ishin pronarët aktualë (Elliott), Ronaldo sot do të ishte te Milani dhe jo Juveventusit. E them në mënyrë kategorike. Kisha bindje. Ishin caktuar të gjitha, rrogat, komisionet dhe detajet e kontratës. Madje, bisedova me Ronaldon dhe më tha: “Europa League kurrë nuk e kam fituar, do ta bëj me Milanin”.

“Garancia ime personale ishte që në momentin kur Berlusconi i jep Milanin Yonghong Li isha i qetë. Po flasim për një ndër njerëzit më të rëndësishëm në Itali dhe botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat