Testet në stërvitje vërtetojnë rënien e turpshme të Alexis Sanchez

Futboll

Testet në stërvitje vërtetojnë rënien e turpshme të Alexis Sanchez

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 17:53
Alexis Sanchez dhe Juan Mata

Në të shkuarën jo edhe aq të largët, Alexis Sanchez njihej për shpejtësinë dhe energjinë e tij.

Tek Arsenal, ishte e zakonshme të shihje kilianin të kalonte me lehtësi kundërshtarët.

Gjithsesi, që kur iu bashkua Manchester United në janar, ai ka vuajtur të prodhojë paraqitje të mira dhe shpeshherë dukej si një kopje e shëmtuar e vetes së tij.

Sipas informacioneve të fundit nga Mirror, ai thuhet të jetë mundur nga Juan Mata në një garë shpejtësie në stërvitje.

Të gjithë e dinë që Mata nuk njihet për sprintin e tij, por forma aktuale e Sanchez e ka bërë të duket komplet ndryshe.

Gjithsesi, duhet thënë se Sanchez vuan nga një dëmtim muskulor dhe pritet të rikthehet në fund të muajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat