Allegri: Inter na paraqiti problem në pjesën e parë

Futboll

Allegri: Inter na paraqiti problem në pjesën e parë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 23:31
Maximiliano Allegri

Juventus ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen kundër Inter.

Ishte Mario Mandzukic ai që shënoi golin e vetëm në takimin më të rëndësishëm të Juventus deri në këtë pikë të sezonit në Serie A.

Mirëpo, pas ndeshjes, trajneri i “zonjës së vjetër”, Maximiliano Allegri ka thënë se ka vërejtur disa “çarje tek skuadra”.

“Inter na shkaktoi problem në pjesën e parë, duke u hapur me Joao Marion dhe Gagliardin, kështu që ne patëm problem t’i mbyllim” ka thënë Allegri në konferencën pas ndeshjes.

“Gjithashtu është e vërtetë se shanset më të mira të tyre në pjesën e parë erdhën nga gabimet tona” ka thënë tutje trajneri.

“E dinim se kampionati nuk përfundon sonte megjithatë duhet të shmangnim humbjen në çdo mënyrë” ishin fjalët e trajnerit Allegri.

Tashmë Juventus pas 15 ndeshjeve numëron plot 43 pikë dhe prinë si skuadër e vetme në tabelën e Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat