Munishi: Ja pse e zëvendësova portierin

Futboll

Munishi: Ja pse e zëvendësova portierin

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:09
Munishi: Ja pse e zëvendësova portierin

Vëllaznimin është kualifikuar në çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, pasi e ka mposhtur Besën, pas gjuajtjes së penalltive, ndërsa koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan me barazimin 0:0.

“Kemi pritur ndeshje të vështirë, sepse Besa është skuadër me shumë traditë dhe ka lojtarë cilësorë. Fati ynë ishte që unë i njoh mirë, sepse kam punuar te Besa.  Në disa momente Besa ishte më e mirë se ne, por i ndërpremë në pikat e tyre më të forta”, ka thënë Munishi.

Në çastet e fundit ai bëri ndërrim në portën e skuadrës së tij, duke e larguar Altik Muhaxhirin dhe në vend të tij u inkuadrua Alban Gecaj. Ndryshimi doli të jetë i qëlluar, pasi Gecaj e ndali një penallti, ndërsa dy futbollistë të Besës gjuajtën mbi portë.

“Pritja e penalltive është diçka specifike dhe gjatë stërvitjeve unë e kam vërejtur që Gecaj është i mirë në këtë pikë. Sidoqoftë, ishte një fitore e ëmbël që na jep shpresë për një të ardhme me suksese”, ka shtuar Munishi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat