Manchester Utd demoloi Fulhamin

Futboll

Manchester Utd demoloi Fulhamin

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 16:34
Manchester Utd po e shkatërron Fulhamin

Manchester Utd pas një humbjeve dhe tre barazimeve iu kthehet serisë pozitive, duke e demoluar si vendas me rezultat 4:1 Fulhamin. Manchester Utd fitoi tri pikë të vlefshme në kuadër të javës së 16-të të Premier League. Futbollisti Ashley Young me një veprim të mençur nga një pozitë paksa e vështirë rreth 13-14 metra shënoi gol të bukur pikërisht në minutën e 13-të.

Në minutën e 29-të, Juan Mata me një goditje të fortë thellon epërsinë 2:0. Romelu Lukaku me stilin e tij shënon për 3:0 në minutën e 42-të. Në minutën e 67-të, Kamara ngushton rezultatin në 3:1, fal saktësisë nga penalltia, ndërsa skuadra e tij luajti me një futbollist me pak kur Andre-Frank Zambo (69') u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë.

Në minutën e 83-të, Marcus Rashford, nga rreth 17 metra, nga një pozitë anash, me një goditje të fuqishme, shënon për 4:1. Manchester Utd është në vend të gjashtë me 26 pikë, ndërsa Fulhami i fundit me vetëm 9 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat