Suarez “ndihmon” Milan-in për të marrë yllin e Premier

Futboll

Suarez “ndihmon” Milan-in për të marrë yllin e Premier

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 06:13
Denis Suarez

Gjigantët e Serie A, Milan, mund të ndihmohen nga Denis Suarez për të marrë shërbimet e mesfushorit të Chelsea-t, Cesc Fabregas, në janar.

Kuqezinjtë janë të prirë për të shtuar opsionet në mesfushë gjatë merkatos së janarit dhe thuhet se Fabregas është një nga objektivat e tyre, me spanjollin që nuk po luan rregullisht te Chelsea nën drejtimin e Maurizio Sarri-t.

Sipas “Calciomercato.it”, Milan-i mund të ndihmohet për të arritur te Fabregas nga Denis Suarez, nëse ai shkon tek Chelsea në merkaton e janarit.

Surez është gjithashtu një nga objektivat e milanezëve, por duket i paarritshëm për shkak të kërkesave të Barcelona-s, që e vlerëson lojtarin mbi 40 milionë euro.

Megjithatë, Chelsea duket se do të bëjë një lëvizje për Denis dhe, nëse arrijnë ta marrin, atëherë Fabregas do të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat