Maturia e përzgjedhësit të Kosovës, me kulturë australiane!

Hendboll

Maturia e përzgjedhësit të Kosovës, me kulturë australiane!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2019 Në ora: 19:38
Taip Ramadani

I heshtur si gjithmonë para sfidave ndërkombëtare. Asnjëherë nuk jep deklarata bombastike, por gjithmonë është i matur dhe e analizon fare mirë se më kë do të ketë punë në fushën e lojës. Është përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), Taip Ramadani, i cili ka ndërtuar ekip për lakmi dhe që po sjellë frytet e para në rrafshin ndërkombëtar.

Djali me prejardhje nga Karadaku është modest dhe ka kulturë tipike australiane. Ai është rritur dhe zhvilluar si hendbollist në shtetin australian, ka kulturë interesante qoftë gjatë konferencës për shtyp qoftë edhe gjatë ndeshjes, nuk njihet me temperament apo nuk del në plan të parë! Fytyra e tij buzëqeshte vetvetiu me fitoren kundër Izraelit me rezultat 27:24, në kuadër të xhiros së tretë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Fitore me plotë meritë dhe me pak fat do të ishte edhe më e thellë! Ai e udhëhoqi ekipin me një profesionalizëm, me qetësi dhe që në fund i solli Kosovës fitoren e parë, që nga pjesa dërrmuese u quajt edhe historike, me shije të ëmbël që hap rrugën për një kualifikim të mundshëm. Para ndeshjes Ramadani nuk jepte deklarata të forta, por gjithnjë kërkonte kujdesin te rivalit sepse e kishte studiuar mirë se sa mund të jenë të rrezikshëm. Ashtu edhe doli, por Kosova ishte e shtrënguar në repartin e mbrojtjes dhe me mbrojtjet fantastike të portierit Haris Berisha arritën te dypikëshi i parë, te fitorja e parë dhe në kohën e duhur, para sfidës së xhiros së 4-të, që luhet me 14 prill në Tel Aviv.

Ramadani ka përvojën e tij dhe vazhdon të punon me një ritëm të shtuar, duke analizuar në tërësi se ku patën mangësi, që ato të mënjanohen para ndeshjes në Tel Aviv. Ai e ka pa se ku janë më të rrezikshëm izraelitët dhe çfarë duhet bërë tani me ekip në Izrael. Sepse para ndeshjes me izraelitët e kishte parasysh se do të jetë vështirë, kur kihej parasysh se Izraeli e kishte mundur me rezultat 25:24 Poloninë. Një deklaratë e tij interesante ka qenë gjatë konferencës, kur thotë se në Poloni u mundën me 37:13 por ishin me ekip të përgjysmuar dhe tani janë të kompletuar, nuk i kanë ato mungesa dhe do të jenë më të fortë me Izraelin.

Ashtu edhe doli në praktikë, Kosova ka qenë shumë më organizuar në krye me Valon Dedajn i cili realizoi 10 gola dhe ia dolën ta mundin rivalin. Kjo fitore me shumë peshë i gëzon fortë dashamirët e kësaj loje. Prandaj, Ramadani ka kohë që ka punuar për këtë ndeshje jo vetëm gjatë stërvitjeve me lojtarë, por edhe vet si përzgjedhës ka shikuar shumë video dhe ka pa ku janë pikat më të rrezikshme të rivalit. Me një qetësi si gjithnjë që e ka ai, pra dhunti prej Zotit, me deklarata të matura, arriti që edhe lojtarët t’i përgatitë psikikisht për këtë sfidë dhe të krijon mentalitet fituesi.  

Fitorja nuk ishte e fatit, por ishte si fryt i angazhimit, punës dhe lojës cilësore. Fitore që lartësoi edhe vet shtetin e Kosovës, sepse më nuk jemi autosajder apo cili të çohet më i pari të na mposhtë.  Djelmoshat i kryen detyrat me përpikëri dhe ajo rezultoi me fitore, që do të mbetet gjithmonë si fitorja më e ëmbël në krye me Taip Ramadanin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat