Shqiptarja e Malit të Zi e ka një ambicie në Kosovë - Bota Sot
Shqiptarja e Malit të Zi e ka një ambicie në Kosovë

Hendboll

Shqiptarja e Malit të Zi e ka një ambicie në Kosovë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:43
Shqiptarja e Malit të Zi e ka një ambicie në Kosovë

Hendbollistja Suzana Ujkiq çdo ditë e më shumë po shfaq vlerat që ka dhe po bëhet prej pivoteve dominante në hendbollin kosovar. Ujkiq është në pritje të debutimit për Kosovën në ndeshje zyrtare, ndërsa po e ndihmon shumë Istogun në edicionin e suksesshëm të kësaj skuadre. Istogu ka fituar Kupën e Kosovës, ndërsa është edhe në finale të plejofit. Në gjysmëfinale të plejofit pa shumë vështirësi e ka kaluar Shqiponjën e Gjakovës. Ujkiq ka dhënë kontributin e saj në gjysmëfinale dhe paraqitje të suksesshme prej saj priten edhe në finale.
“Dy herë rresht e kemi fituar Kupën e Kosovës dhe tani të gjithë në klub, e po ashtu tifozët tanë, e duam titullin e kampionit të Kosovës. Kemi përkrahjen e gjithë Istogut me rrethinë, prandaj të gjitha vajzat jemi të bashkuara që të japim atomin e fundit në këto ndeshje të serisë finale të plejofit. Synojmë që krenaria e këtyre njerëzve për ne të vazhdojë për kohë të gjatë”, ka thënë Suzana Ujkiq. 
Istogu në finale luan me Vushtrrinë, ndërsa ndeshja e parë luhet mesjavën e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...