Besa konfirmon orën e finales së parë

Hendboll

Besa konfirmon orën e finales së parë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:34
Besa konfirmon orën e finales së parë

Kampioni në fuqi, Besa Famgas nga Peja, konfirmon edhe orën e ndeshjes së parë finale të Play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
“KH Besa Famgas dhe KH Kastroti janë plasuar në finale të Superligës së Kosovës në hendboll. Për plasman në finale KH Besa Famgas u ndesh me KH Vëllaznimin dhe me dy lojë të fituara Besa e mbajti kreun e tabelës dhe kështu që loja e parë do të jetë në Pejë ditën e mërkurë në ora 20:15”, bëhet e ditur nga KH Besa Famgas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat