Federata Evropiane me fjalë të habitshme për Kosovën

Hendboll

Federata Evropiane me fjalë të habitshme për Kosovën

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 11:23
Federata Evropiane me fjalë të habitshme për Kosovën

Federata Evropiane e Hendbollit ka vlerësuar lart paraqitjen e Kosovës ndaj Polonisë. EHF-ja ka shkruar në titull për një sensacion tjetër të Kosovës. 
"Kosova ishte shumë pranë fitores së dytë të saj në fazën finale kualifikuese për Evropian. Por Polonia mori barazim me fat me gol në sekondën e fundit, në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë", shkruan EHF-ja. Federata Evropiane ka shkruar tutje se Kosova ishte shumë më e mirë se kur u mposht thellë nga Polonia në ndeshjen e kaluar. "Ekipi i Taip Ramadanit është përmirësuar shumë në ndeshjet e fundit", shkruan EHF. Federata Evropiane me fjalë të habitshme për Kosovën, sepse janë mahnitur jo vetëm nga atmosfera por edhe për lojën cilësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat