Përjashtimi i hershëm i kapitenit Jon Muqolli ka ndikuar - Bota Sot
Përjashtimi i hershëm i kapitenit Jon Muqolli ka ndikuar

Hendboll

Përjashtimi i hershëm i kapitenit Jon Muqolli ka ndikuar

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 10:32
Përjashtimi i hershëm i kapitenit Jon Muqolli ka ndikuar

Hungaria është konfirmuar si kundërshtar shumë i fortë për Kosovën në kampionatin botëror të juniorëve që po mbahet në Spanjë. Në Pontevedra, Kosova U21 pësoi nga Hungaria me rezultat 36:21.

Hungarezët herët në ndeshje kanë krijuar epërsi të lartë dhe fitorja e tyre asnjëherë nuk është vënë në dyshim.

Dallimi në gjatësi e ka bërë të veten, ndërsa lojtarët tanë përkundër angazhimit të shumicës, pak kanë bërë në ndeshjen e tyre të dytë në botëror.

Përjashtimi i hershëm i kapitenit Jon Muqolli ka ndikuar e poashtu telashet me lëndime të disa lojtarëve. Natyrisht ndeshje të forta si kjo me Hungarinë i ndihmojnë kombëtares tonë për ngritje të nivelit.

Tani kombëtarja ka pak kohë në dispozicion për rikuperim para ndeshjes që e luan menjëherë të premten ndaj Portugalisë, nga ora 16.30.

Më pas janë edhe ndeshjet me Brazilin e Bahrejnin që poashtu kanë shfaqur nivel shumë të lartë deri më tani. Kombëtarja U21 është e para e Kosovës në të gjitha sportet që merr pjesë në një botëror.

Kosova - Hungaria 21:36 (9:20)

Kosova: Luzha, Gubetini, Dugolli 2, Abazi, Bajqinovci 1, Shabani, Avdulli 4, Tahirukaj 1, Mustafa 3, Beqiraj, Muqolli 2, Xhafolli 3, Basholli 5, Halili, Dalladaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...