Besa Famgas nuk ia del me zviceranët - Bota Sot
Besa Famgas nuk ia del me zviceranët

Hendboll

Besa Famgas nuk ia del me zviceranët

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 12:48
Besa Famgas nuk ia del me zviceranët

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të parë të Kupës së EHF-së.

Në palestrën "Karagaçi" në Pejë, Besa pësoi nga Pfadi Winterthur me rezultat 33:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:12 për ekipin zviceran.

Përkundër angazhimit e dëshirës, në shprehje erdhi cilësia dhe përvoja e Winterthurit që ka përvojë të gjatë e po ashtu suksese në Evropë. Winterthuri ka luajtur dy herë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe ka buxhet shumë më të madh se kampioni jonë.

Natyrisht Besa kishte momentet e saj të mira në ndeshje dhe ka dëshmuar se ka cilësi.

Ndeshja e dytë luhet të dielen nga ora 19.00 po ashtu në Pejë. Lojtarët e Besës do të japin maksimumin në kërkim të fitores.
Besa Famgas është skuadra jonë e parë që luan në Evropë këtë edicion.
Për ekipin zviceran u paraqit reprezentuesi ynë Luigj Quni që shënoi 4 gola.

Besa Famgas - Pfadi Winterthur 24:33 (12:18)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi, Vokshi, Jupa 7, Y. Muqolli, Mushkolaj, Luzha, Visoka, Tahirukaj 2, Kukrika, Prce 11, Mihaljeviq, Ramosaj 1, Kouri 1, Gjuka 1, J. Muqolli 1.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...