Verim Zherka jep dorëheqje të papritur nga KH Kastrioti

Hendboll

Verim Zherka jep dorëheqje të papritur nga KH Kastrioti

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2019 Në ora: 10:37
Verim Zherka jep dorëheqje të papritur nga KH Kastrioti

As laiku më i madh nuk e kishte pritur se Verim Zherka do të jap dorëheqje nga klubi me renome i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, fitues i Kupës së Kosovës. Dorëheqja e Zherkës është e papritur, ndërsa kontakti me të është i pamundur në telefon.

Burime e afërta me klubin dhe shumë të sigurta, thonë se Zherka ua ka konfirmuar dorëheqjen njerëzve kompetent të klubit.

KH Kastrioti duhet ta sqarojë opinionin se si ka ardhur puna deri të dorëheqja e Zherkës mu në prag të edicionit të ri, duke mbetur pa trajner!  

A po kalon Kastrioti një periudhë të krizës, që siç dihet janë edhe pa kryetar klubi tash e një kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat