Gjyke Lokaj kritikon kombëtaren e Kosovës: Njëra nuk e dinte as ku e ka vendin - Bota Sot
Gjyke Lokaj kritikon kombëtaren e Kosovës: Njëra nuk e dinte as ku e ka vendin

Hendboll

Gjyke Lokaj kritikon kombëtaren e Kosovës: Njëra nuk e dinte as ku e ka vendin

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2019 Në ora: 16:11
Gjyke Lokaj kritikon kombëtaren e Kosovës: Njëra nuk e dinte as ku e ka vendin

Hendbolli femëror është në krizë, sidomos Superliga e Kosovës dhe kjo krizë e cilësisë po ndikon edhe në kombëtaren e Kosovës. Kosova pësoi dy humbje rresht në kuadër të grupit 3 të kualifikueseve në Kampionatin Evropian 2020. Së pari, mposhtet në Maribor me rezultat 32:23 nga Sllovenia dhe pastaj në Prishtinë nuk i rezistoi dot Gjermanisë, duke pësuar humbje me 35:16.

Ish hendbollistja e mirënjohur e viteve të 80-ta, Gjyke Lokaj, ka kritikuar angazhimin e disa lojtareve të kombëtares së Kosovës, sidomos duke mos ditur ato se çfarë po bëjnë në fushë të lojës.

Deçanasja ka përmendur një lojtare që meriton komplimente,  por të tjerat nuk janë në nivelin e saj. Ajo është e shqetësuar se si në nëpër komuna e si në qendër, njerëzit e politikës po e udhëheqin sportin, që në fakt duhet t’i lihet njerëzve të sportit! 

“Bota sot”: Kosova luajti në Maribor dhe mposhtet me rezultat 32:23 dhe në Prishtinë me 16:35 nga Gjermania, si i keni pa këto dy sfida?
Gjyke Lokaj:
Sipas mendimit tim, këto dy ndeshje ishin për keqardhje, edhe pse vajzat nuk janë aspak fajtore, nuk ngjante në një lojë hendbolli të kalibrit të lartë. Ajo më tepër ishte një stërvitje për ekipin e Gjermanisë, edhe pse jemi te vetëdijshëm se gjermanet janë fuqi botërore në hendboll.

“Bota sot”: Çfarë iu mungon më shumë?
Gjyke Lokaj
: Loja kolektive, aty nuk kishte lojtare tjera pos e ”shkreta” Leonora Demaj dhe deri diku dy portiere që dhanë maksimumin “beka” nuk kishte fare, se për alot mos të flasim “pivoti as që dinte se ku e ka vendin”. Dua të ceki edhe një, mos përkrahja e profesionistëve në lojën e hendbollit ka bë me ardhur deri te kjo katastrofë e hendbollit femëror, hendbollin duhet më së pari me e ditë, më e dashtë dhe me mund, e të na ndodhë vetëm njëra nga këto, e dojnë dhe e udhëheqin.

“Bota sot”: Çfarë duhet të bëjmë më shumë për ta këndellur hendbollin femëror në Kosovë?
Gjyke Lokaj:
Po e ceka më lartë, duhet të udhëheqët nga njerëzit që kanë talent dhe talentin ta shprehin me punë, të largohet politika nga sporti, sipas mendimit tim në çdo lëmi të sportit udhëheqin njerëzit e politikës, e sidomos nëpër komuna, besa edhe më lartë. Te femrat duhet t’u lihet vendi edhe gjinisë femërore.

“Bota sot”: Kush është fajtori për krizën që kalon hendbolli femëror, a duhet të angazhohen si trajnere ish hendbollistet e viteve të 80-ta?
Gjyke Lokaj:
Fajtori kryesor është mos puna me gjenerata të reja, blerja e hendbollisteve të huaja, ku sipas meje s’kemi nevojë hiq, edhe ta udhëheqin njerëzit e hendbollit, gjithsesi duhet të angazhohen ato që kanë kontribuar në atëkohë, ku hendbolli i Kosovës ka qenë kafshatë e rendë për ish Jugosllavinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...